HomePolitikë

Moratoriumi/ Bylykbashi tregon arsyet përse mazhoranca kundërshtojë propozimin e opozitës

 Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore tha se mazhoranca e ka kundërshtuar moratoriumin nga vettingu të propozuar nga opozita për gjyqtarët që do merren me çështjet zgjedhore.

Sipas tij, “Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilat ata sot kapin gjyqësorin”.

“E drejta për t’ju drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur, i cili për fatin e keq të shqiptarëve jo vetëm nuk u garantohen zgjedhje por u mohohet edhe e drejta për tu ankuar në një gjykatë të pavarur dhe funksionale.

Raporti i ODIHR konstaton me një kritikë të paprecedentë se si nën një presion politik nga vetingu, gjykata kolegji zgjedhor, gjykata e posacme për të mbrojtur të drejtat zgjedhore ishte gjysmake dhe ishte nën presionin e vetingut gjatë periudhës zgjedhore. “Është e pamundur të mbrohen para GJK se ajo nuk ekziston” thotë ODIHR.

Duke qenë se pa një garanci gjyqësore, procesi zgjedhor nuk mund të jetë kurrë në përputhje me standartet demokratike për zgjedhjet e OSBE, kjo paketë sot nuk është një paketë vetëm për të vënë një kryq te lista e cështjeve, por është thelbësore për të arritur kompromisin për reformën zgjedhore.

Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilat ata sot kapin gjyqësorin, ne këtë s’do ia lejojmë. Gjykatat që mbrojnë të drejtat zgjedhore do jenë të pavarura në Shqipëri”.

I pyetur nga gazetarët se pse se nuk është propozuar që të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar vetingun?

“Është një proces që është thelbësisht problematik, keni rastin e Dvoranit që nuk justifikon 100 mln lekë dhe megjithatë procesin e vetingut askush nuk u kujtua ta ankimonte atë vendim të turpshëm që më pas bëri të mundur të kemi ato zhvillime që po ndodhin sot. Ky është mekanizmi i kapur i vetingut, ne nuk do e lejojmë atë që të ndodhë, por ajo që ne propozojmë është që ajo që të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vetingut, dhe ata që e kanë mbaruar, pra jo të zënë në kurth të jene gjyqtarë që do përzgjidhen me short e më pas për një periudhë të caktuar të mbrohen nga presioni politik dhe në fund të procesit kur të kenë mbaruar mandatin ti nënshtrohen vetingut dhe cdo kontrolli tjetër.

Askush as sot as mot s’do jetë imun nga ndjekja penale për korrupsion, propozimi jonë nuk i heq mundësinë prokurorisë të cojë para drejtësisë këdo që është i korruptuar.”

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME