HomeShowbiz

Morën zjarr kot! Horoskopi nxeh gjuetarët

Përveç qëllimit kryesor që gjuetarët kanë në këtë reality show për të gjetur indiciet të cilat më pas do i çojnë edhe drejt gjetjes së thesarit, ajo që nuk ka munguar gjatë bisedave të tyre kanë qenë edhe temat e ndryshme që ata kanë hapur për diskutim. Dhe në disa raste disa tema çonin edhe në debate mes njëri-tjetrit.

Një ndër temat që bëri të debatonin gjuetarët në episodin e parë ishte tema e horoskopit, jo pak e njohur në ditë e sotme. Ku shumë prej tyre mbanin një qëndrim pozitiv ndaj besimit në horoskop e disa të tjerë që mbronin me argumentet e tyre qëndrimin e mosbesimit ndaj horoskopit.

Pavarësisht se ishin të ndarë në dy grupe pati edhe nga ata gjuetarë që dilnin kundër mendimeve të pjesëmarrësve të tjerë në të njëjtin grup. Këto janë edhe mendimet e disave prej tyre të shprehura gjatë bisedës në tavolinë, të ndodhur në një prej bujtinave shumë mikpritëse në Theth, siç është Bujtina Berishta.

“Horoskopi më duket interesant dhe s’më duket asnjë gjë e bezdisshme apo ndonjë gjë që të bësh një debat apo ta kthej në “luftë të ftohtë”, pse ti me horoskop, pse unë me horoskop. Kush ka qejf ta ndjeki, kush s’ka qejf të mos e ndjeki, fundja s’i prish punë njeriu”, ka thënë Xhoi.

E pyetur nga Ana në lidhje me horoskopin nëse e pëlqen ose e beson Levina ka thënë se: “kam qëndrim neutral, nuk kam ndonjë interes shumë të gjerë për të por nuk e besoj. Puetja ishte nëse beson, unë nuk besoj”.

Ndërkohë Irma edhe pse në një grup me Levinën mbante një qëndrim ndryshe, duke u shprehur se: “Unë besoj në horoskop, e lexoj horoskopin mujor, besoj në karakteristikat e shenjës sime”.

“Debati për horoskopin?! Unë i qëndroj akoma mendimit tim, ato morën flakë kot, morën flakë kot, thjesht tëtëtë njëri, tëtëtë tjetri dhe unë që isha mes dy zjarreve”, u shpreh Frojsi gjatë rrëfimeve.


TË NGJASHME