HomeShowbiz

Morena Taraku demaskon spitalin në Turqi

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, si shumë shqiptarë të tjerë, i drejtohet mjekësisë turke kur nuk gjen kushtet e dukura në vendin e saj. Për shkak të mungesës së shërbimit në spitalet e Kosovës, ajo është detyruar ta çojë babain e vet për kurim në “American Hospital”, në Stamboll.

Në një shkrim në Instagram, ajo ka reaguar për mashtrimet që spitalet turke bëjnë me çmimet dhe u bën thirrje ndjekësve të saj që të kenë kujdes.

“Ky spital bëri pazar për dy vite me radhë me shëndetin e babait tim, duke ndryshuar çmimet normale dhe duke i konvertuar ato sipas qejfit. Është hera e dytë që ky spital më zhgënjen duke bërë pazar me shëndetin e babait tim. Ndoshta s’jam e para shqiptare që më shkelin në këtë mënyrë, sepse ka dhe shumë shqiptarë të tjerë që kurohen në këtë spital. Japin çmime në euro dhe i kalkulojnë si të duan, përderisa gjendemi në Stamboll dhe këtu përdoret lira turke.”

Në fund ajo fajëson mjekësinë në Kosovë që detyron shqiptarët të kërkojnë ndihmë jashtë.
“S’kanë faj këta, por mjekësia jonë e turpshme që duhet njerëzit e sëmurë të ikin nga Kosova për shërim… e atëherë normal që bëjnë pazar me ne.”


TË NGJASHME