HomeShowbiz

Morena Taraku “thumbon” ish të dashurin e saj?!

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku prej disa kohësh po jeton në Turqi ku tashmë është bërë shumë e njohur. Madje bukuroshja 26-vjeçare së fundmi është vlerësuar me çmimin e rëndësishëm si “Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës POP” në eventin “Turkiye Odulleri”.

Por pavarësishtë gëzimit për fitimin e këtij çmimi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Morena i ka dërguar një mesazh të qartë një nga ish të dashurve të saj.

“Me kujtohet kur ish i dashuri me tha, që ti nuk do t’i realizosh kurrë ëndrrat e tua. Rrugës për një çmim në muzikë”, ka shkruar ajo, ndërsa shfaqet në makinë nga ku e ofendon pasi i tregon gishtin e mesit.

Morena prej disa ditësh ka lajmëruar që do të sjellë një këngë me një këngëtar të njohur ndërkombëtar, pikërisht Jalal Oba.

Rezultate imazhesh për morena taraku

TË NGJASHME