HomeLajmi i Fundit

Mori ryshfet, në pranga inspektori i IKMT-së

Policisë Sarandës ka zbuluar skemën e përfitimit abuziv mbi një ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë.

Për pasojë një inspektori i IKMT-së është arrestuar për korrupsion se mori ryshfet për të mos prishur një ndërtim pa leje.

Konkretisht, Altin Bogdani, me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga Vasillaq Vito, me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë Altin Bogdanin, 35 vjeç, banues në Tiranë (inspektori) dhe Vasillaq Viton, 42 vjeç, banues në Sarandë (pronari i objektit).

Gjithashtu nga kontrolli personal Altin Bogdanit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.