HomeLajmi i Fundit

Mori vetëm 3 vota, Kujtim Gjuzi i shkruan ambasadorit britanik

Zgjedhjet e 25 prillit në pamje të parë ishin mjaft të qeta, por nuk kaluan pa surpriza, që nga kandidatë që thyen herësin, deri tek figurat të cilat çuditërisht nuk morën thuajse asnjë votë.

Një nga rastet ishte edhe deputeti Kujtim Gjuzi, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Konservatore, i cili në zgjedhje rezultoi të kishte marrë vetëm 3 vota, rezultat i cili e ka zhgënjyer, duke çuar kështu në vendimin për mospanimin e zgjedhjeve nga ana e tij.

Për këtë arsye ai ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” ku ka falenderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë Ducan Norman, i cili pak ditë më parë ka kërkuar hetimin e parregullsive.

“Falenderim. Shkelqesi ambasador i MBE Z. Duncan Norman. Pranoni falenderimin tone per perkrahjen qe jepni ne ringritjen e shtetit te se drejtes ne Shqiperi vend aleat anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut. Ju Faleminderit. Sinqerisht Dv. Deputet Kujtim GJUZI Kryetar “Partia Kombetare KONSERVATORE Albania” shkruan Gjuzi.

Pak ditë më parë, pasi uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë, ambasadori britanik inkurajoi gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara nga opozita në lidhje me procesin.


TË NGJASHME