HomeShowbiz

Mos e humbisni! Noizy i çon të fala Rihanna-s

Ajo është inspirim për shumë femra dhe “fiksim” për shumë meshkuj e këtu nuk mund të bëjë përjashtim reperi i njohur shqiptar. Nëse ju kujtohet, para disa muajsh Noizy ishte një ndër komentuesit e shumtë në fotot e Rihannës ku i shprehte simpatinë në të gjitha mënyrat e mundshme. Fillimisht e quajti “nuse”, por më pas u mërzit kur ajo “e tradhtoi” me miliarderin saudit dhe Noizy e quajti “buçe”.

Siç duket simpatinë e Noizyt për RiRin nuk mund të mos e vinin re fansat dhe një prej tyre ka realizuar një video ku shfaqet këngëtarja duke hyrë në makinë dhe i thotë: “Hey Rihanna, ke të fala nga Noizy”. 
Sigurisht që reperi shqiptar nuk mund të mos e publikonte në instastoryn e tij këtë video dhe shumë mirë bëri.


TË NGJASHME