HomeLajme

Mos flini kurrë me flokë të lagur! Zbuloni arsyet

Mund të ju ketë ndodhur disa herë, të flini gjumë me kokë të lagur. Kjo për shkak se keni përtuar që ti thani ato mirëpo duhet të dini se ka një sërë efektesh anësore.

Disa nga këto efekte mund t’ju bëjnë ta mendoni ndryshimin e rutinës tuaj të kujdesit për flokët dhe të investoni kohë shtesë për tharjen e tyre përpara se të shtriheni.

1. Mund të shkaktojë acarim të skalpit

Zakonisht ne fajësojmë shampon tonë për këtë, por arsyeja për kruajtjen dhe irritimin e lëkurës mund të jetë zakoni që flini me flokë të lagur. Sëmundjet e skalpit të kokës, si zbokthi, mund të ndodhin kur flini me flokë të lagur.

2. Ju ngatërrohen flokët

Flokët e lagur janë të brishtë. Kur shkoni në shtrat para se t’i thani, mund të ngatërrohen gjatë gjumit. Në mëngjes, do ta keni të vështirë t’i krihni dhe kjo mund të shtojë stres në rutinën tuaj të mëngjesit.

3. Mund t’ju japë dhimbje koke

Nëse shkoni në shtrat me kokë të lagur, shanset janë që të zgjoheni me dhimbje koke. Disa ekspertë të kujdesit të flokëve thonë se gjumi me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke teksa trupi përpiqet të ngrohet.

4. Flokët bëhen të shpupuritur

Flokët e lagur krijojnë fërkime të forta në jastëk, duke i bërë flokët tuaj të shpupuritur. Koha shtesë për të tharë flokët tuaj përpara shtratit mund t’ju kursejë paratë që keni shpenzuar për produkte kundër këtij fenomeni.

5. Nuk do të lejojë që flokët e hollë të fitojnë volum

Flokët e hollë janë delikatë dhe u mungon volumi. Fjetja me kokë të lagur është veçanërisht e dëmshme për këtë lloj flokësh. Nuk mund ta rimarrin volumin lehtë, kjo është arsyeja pse nëse shkoni rregullisht në shtrat me flokë të lagur, do ta bëjë atë të duket edhe më pak voluminoz.

6. Është një nga arsyet kryesore për majat dyshe

Meqenëse flokët e lagur janë të prekshëm nga ndarja e majave në 2 pjesë, hedhja dhe kthimi gjatë gjumit mund të shkaktojë maja të ndara.


TË NGJASHME