“Mos fyeni inteligjencën e votuesve”/ Ambasadorja e SHBA paralajmëron partitë: Kontrolloni kandidatët tuaj!

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ripublikuar deklaratën e 22 korrikut 2020, ku ajo i drejtonte një thirrje partive politike që të kontrollojnë kandidatët e tyre.
Ambasadorja Kim, shprehet se ky paralajmërim është ende i vlefshëm dhe se partitë politike duhet të tregohen të kujdesshme.
Sakaq ajo vijon me një citim nga i nominuari i Biden për Sekretar Shteti, Tony Blinken.
“Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”- ka thënë Blinken sipas znj.Kim në Senat.
STATUSI NGA YURI KIM
Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.
Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.