HomeSociale

Mos harroni çadrën! Ja parashikimi i motit për ditën e nesërme

Sipas SHMU , duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe në orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të prekin të gjithë territorin.

Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente.

Postimi i SHMU

Përshëndetje nga SHMU!

Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullëshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.
Orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin. Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë tërritorin. Në lartësin mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.
Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullëshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME