HomeShowbiz

‘Mos i besoni ato që thonë për mua!’, Britney Spears thyen më në fund heshtjen

Britney Spears ka thyer heshtjen për herë të parë pasi doli nga psikiatria, duke thënë se “gjithçka është mirë”.

“Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që unë kam nevojë për kohë për ta përballuar. Por mos u shqetësoni se do të kthehem shumë shpejt. Doja t’ju përshëndesja sepse gjërat që po thuhen kanë dalë jashtë kontrollit! Wow !!! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe shumë gjëra të çmendura janë thënë” tha këngëtarja fituese e çmimit “Grammy”.

Këngëtarja e cila është nënë e dy djemve, u bëri thirrje fansave që të mos besojnë çdo gjë që thuhet për të, veçanërisht postimet e ish-menaxherit të saj.

Britney Spears, e cila vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale, ka mohuar gjithçka.


TË NGJASHME