HomeSociale

“Mos i çoni fëmijët në kopësht”, mjeku Alimadhi paralajmëron për sëmundjen Duar-Këmbë-Gojë

U bënë disa javë që në Shqipëri është përhapur një sëmundje që prek të rritur dhe fëmijë. Ajo quhet Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) dhe prek fëmijë e të rritur duke shkaktuar edhe komplikacione të shumta.

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se nëse fëmija juaj infektohet nga kjo sëmundje mos e dërgoni në kopësht apo çerdhe, sepse virusi është ngjitës dhe akoma nuk ka një kurim specific për të.

Alimehmeti deklaroi:

“Ky është një virus shumë i njohur, që zakonisht bën një formë infeksioni të lehtë shumë të zakonshëm tek fëmijët e vegjël, ndaj kjo sëmundje ka një gjuhë popullore. Është ngjitëse, nuk ka mjekim specifik, është e lehtë, ndodh gjithmonë nëpër komunitete pra në kopshte dhe çerdhe por nuk është një gjë për t’u bërë shumë merak. I vetmi rekomandim do ishte që nënat e prindërit që i shohin fëmijët që i kanë këto shenja që janë të dukshme se janë si pucrra të vogla tek duart tek këmbët në gojë të mos i cojnë këta fëmijë ato ditë në kopësht a cerdhe që ta mbajnë infeksikonin të izoluar sa më shumë të jetë e mundur. Fatmirësisht është sëmundje shumë e lehtë.”


TË NGJASHME