HomeShowbiz

Mos ndoshta nuk e patë Bebe Rexhën në tapetin e kuq të Golden Globes?

Bebe Rexhën nuk e pamë të kalonte në tapetin e kuq të Golden Globes 2020, por e sigurt që këngëtarja shqiptare festoi fort në post party-n e organizuar pas ceremonisë.

Bebe, 30 vjeçe i bëri të gjithë të kthenin kokat kur mbërriti e veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim.

Fustani kishte një fjongo të madhe në pjesën e përparme, që e bënte këngëtaren të dukej si një pako dhuratash.

Fustani i dytë më serioz, ishte më i bukur me detajin e mëngëve të fryra dhe luleve të qëndisura në to si dhe dekoltenë V.

Bebe nuk ngurroi të tregonte look-un e saj në Instagram, ku bëri disa postime në lidhje me Golden Globes.


TË NGJASHME