HomePolitikë

“Mos u provokoni nga opozita”, çfarë i porositit Rama deputetët e tij para seancës së sotme?

Mësohet se para nisjes së seancës plenare në Kuvend, kryeministri Rama ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Porosia në këtë takim ka qenë mjaft e prerë nga Rama, teksa bëhet me dije se ai u ka thënë të tijve: “Mos u provokoni nga opozita në Kuvend! Mos replikoni dhe mos u provokoni prej tyre, vetëm mbroni lígjet që do të diskutohen në seancën e sotme.”

Kujtojmë që kjo seancë është e dyta për këtë sezon parlamentar, ku qeveria Rama vjen e reformuar nga mandati i tretë, i fituar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.


TË NGJASHME