HomeKuriozitete

Mos u shqetësoni, tashmë iPhone-i juaj do t’ju njohë edhe kur keni maskë

Maskat janë bërë aksesori më i përdorshëm nga të gjithë njerëzit në muajt e fundit. Përdorimi i tyre madje është vënë si kusht në disa shtete të botës dhe iu është thënë të mos heqin dorë nga maskat deri në njoftimin e një vaksine kundër COVID-19.

Teksa jemi duke mbrojtur veten dhe të tjerët, ka shumë që gjëra nuk na përshtaten me aksesorin tonë të ri. Frymëmarrja vështirësohet, mezi njohim njerëzit përballë, aktiviteti fizik bëhet më i vështirë dhe shpesh nuk dëgjojmë ç’thuhet në anën tjetër.

Problemin e radhës, e ka zgjidhur Iphone-i. Nëse po mendonit se si do t’ju njohë telefoni juaj tani që mbani një maskë, përmes Face ID, mos u shqetësoni. Falë iOS-it të ri 13.5, iPhone do t’ju njohë ju dhe maskën tuaj.

Falë përditësimit të ri të Apple-it, përdoruesit do t’i shfaqet në mënyrë manuale një pasword, që herën e parë që Face ID nuk i njeh për shkak të maskës.

Data e publikimit të iOS 13.5 nuk është publikuar ende. Na mbetet te presim….


TË NGJASHME