Lajme Lifestyle Showbiz

Mos vallë Arbenita sapo thumboi publikisht Feron ?!

Vetëm pak javë pasi kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani, Fero dhe Arbenita patën sërish një krisje në marrëdhënien e tyre.

Arbenita e ka lënë Gjermaninë dhe dy ditë më parë u fotografua në aeroport.

Modelja u kthye në Londër, aty ku jeton prej vitesh ndërsa Fero po vazhdon të jetojë në Gjermani ku po punon për projektet e reja.

Arbenita duket se nuk po e përjeton keq ndarjen pasi vazhdimisht poston foto ku shfaqet në super formë dhe e buzëqeshur.

Madje pak më parë modelja postoi një foto duke pozuar në dhomë, mirëpo përshkrimi tërhoqi të gjithë vëmendjen e me siguri Feros nuk ka për t’i pëlqyer.

“Ajo është një mbretëreshë me ose pa ty”, shkruan Arbenita duke treguar se ajo ia del edhe vetë, pa pasur Feron në krahë.

Related posts

Meta: Ja i vetmi ilaç që shëron vendin

Mila

Lleshaj: Penalizim çdo shqiptari që nuk deklaron adresën

Mila

Pëlqimet, çfarë po planifikon “Facebook” së fundmi

Gri
Na Kontaktoni!