HomeShowbiz

Mos vallë, Big Mama sapo na prezantoi të dashurin e saj?!

Këngëtarja e njohur, Big Mama, është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale.

Të pakëta janë rastet kur kemi mësuar diçka për jetën e saj private.

Mirëpo, duket se kësaj here, Big Mama ka vendosur të mos e mbajë lumturinë vetëm për vete, por ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

Instagram, këngëtarja ka publikuar foto me një model turk, i cili me siguri duhet të jetë partneri i ri.

Ai quhet Serhat Kaynarpinar dhe gjithashtu modeli ka ndarë në llogarinë e tij foto me këngëtaren shqiptare.

“Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri”- shkruan këngëtarja krahas fotove romantike buzë detit.

“Të dua”- janë fjalët e modelit turk në fotot me Big Mamën.


TË NGJASHME