HomeShowbiz

Mos vallë, me postimin e fundit Mozzik i drejtohet partnerit të ri të Loredanës?!

Ndarja e Loredanës nga Mozzik, bëri bujë në mediapor kryefjala u bë romanca re e Loredana Zefit me reperin e njohur gjerman, Zunën.

Megjithëse nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike, dyshja është kapur shpesh mat në ambiente ku qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo, para se Loredana dhe Mozzik të ndaheshin, ky i fundit ka qenë mik me Zunën dhe herë pas here publikonin foto së bashku në rrjete sociale.

Tashmë djemtë e kanë prishur shoqërinë me njëri-tjetrin edhe postimi i fundit i Mozzik duket fiks si një thumb për Zunën.

Në InstaStory reperi ka publikuar një foto ku thumbon personat që i ka quajtur dikur “miq”.

“Asnjëherë mos e beso një mik që qëndron me armikun tënd”- janë fjalët shumë domethënëse të postimit.


TË NGJASHME