HomeShowbiz

Mos vallë Young Zerka sapo na konfirmoi se nuk është ndarë nga Ronela?!

Ata janë dy ndër artistët më të mirë shqiptarë dhe prej vitesh kanë qenë në qendër të mediave rozë për një romancë të mundshme mes tyre, por që ta pranojnë se janë të lidhur, s’ka ndodhur kurrë. Romanca e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës përfundoi pa u bërë ende publike.

U përfol se arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ishte fakti që Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu.

Zerka aspironte tjetër gjë, të qenit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.

Young Zerka ishte i ftuar special në emisionin “Why Not” ku u bë pjesë e lojës 5 sekonda.

Aty duhet të thoshte tre pjesë të trupit që preferon tek e dashura.

“Buzëqeshja, buzët dhe backside”, tha Zerka, nuk munguan ngacmimet nga Roza Lati se ai pranoi që ka të dashur.

Ata nuk janë ndarë apo Zerka është në një romancë të re?


TË NGJASHME