Jeta në Çift Lajme Lifestyle

Mosmarrëveshje në çift, ja si ti parandalojmë

Mosmarrëveshjet shpesh çojnë në konflikte mes çifteve. A ka ndonjë mënyrë që çiftet të mos debatojnë fare? Jo, nuk ka mundësi

Mjafton një fjalë e vogël apo një gjest gjatë një zënke dhe lëndimi mund të jetë shumë i madh. Pakënaqësia mund të zgjasë për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të zënkës, duke çuar në prishjen e marrëdhënies. Të gjitha çiftet zihen, por ne sot do t’ju vijmë në ndihmë me disa këshilla se si të pajtoheni pasi keni pasur një “luftë” të keqe me partnerin tuaj.

Të gjithë çiftet e dinë sesa lënduese mund të jenë zënkat me të dashurin. Ndonjëherë është e lodhshme pjesa pas zënkës: Si të pajtohemi? Nëse gabimi që ai ka bërë është i falshëm, atëherë ka vend për pajtim. Mirëpo, si të pajtoheni, pasi asnjëri nuk preferon ta ulë hundën për të kërkuar falje?

Shkruajini sikur asgjë nuk ka ndodhur

Ndonjëherë kjo është zgjidhja më e mirë. Lereni pas zënkën dhe pretendoni sikur asgjë nuk ka ndodhur. Mbase edhe ai reagon njësoj dhe lihet pas sherri.

Dilni me miqtë

Të qenit me persona të tjerë ju ndihmon. Pse? Ju nuk do të donit që ata të kuptonin se mesh jush ka pasur një sherr, prandaj “shtireni” sikur gjërat janë në rregull. Mirëpo, teksa qëndroni si normalisht, mund të pajtoheni pa e kuptuar.

Thuani më fal

Mbase nuk e përdorni shpesh, por kjo fjalë ka fuqi magjike. “Më fal, nuk e përsëris më këtë gabim” (njësoj si fëmijët) mund të funksionojë.

Shprehini dashurinë dhe bëni shaka

Askush nuk mund të rezistojë përpara dashurisë dhe humorit. Kur zënka nuk ka qenë shumë e madhe, gjithmonë dashuria dhe batutat e kthejnë situatën për mirë.

Related posts

Gjendja shëndetësore e Teqjes, Partizani jep lajmin e madh

Mila

Përgjimet/ Alfred Peza: Telenovelë gjermane, BILD një gazetë…

Mila

Ja disa këshilla për të parandaluar stresin!

Na Kontaktoni!