HomeSociale

Mosmarrja e diplomave tek Ekonomiku, reagon ashpër Rektori i UT

Sa i përket mosmarrjes së diplomave tek Ekonomiku nga disa studentë të masterit të regjistruar 3 vite më parë, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një intervistë televizive e ka cilësuar si një bashkëpunim shkeljesh mes Dekanit të FE, Dhori Kule, Ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe drejtoreshës së QSHA, Rezana Vrapit.

Koni thotë se ky nuk është vetëm problem i diplomave të Masterit, por edhe të Bachelorit sepse prej 3 vitesh dekani i FE, Dhori Kule nuk dërgon listat e plota të studentëve të regjistruar ndërkohë që dekanët e tjerë janë të rregullt.

INTERVISTA E MYNYR KONIT PER NEWS24

Dua të sqaroj studentët, prindërit dhe opinionin pulik. Është problem sensitiv mosmarrja e diplomave. Në bazë të ligjit të Arsimit të Lartë, dekani i fakultetit përkatës duhet të përcjellë në rektorat listën e plotë me të dhënat dhe pajisjen me matrikullim.

Nga 2017-2018 dekani i FE nuk përcjell listat për Bachelor dhe Master, edhe pas thirrjeve nga Rektori. Dekanët e tjerë nuk kanë probleme dhe janë korrektë. I jam drejtuar më pas dretjoreshës së QSHA për matrikullimin e studentëve. Letra e QSHA i është përcjellë disa herë Dhori Kules për diplomat e studentëve.

Pse nuk kanë ardhur? Pyesni z.Kule. Duhet t’i përcjellë si detyrim ligjor, që më pas të pajisen me numër matrikullimi. Komunikova para një viti në shkurt, i bëra dhe një letër, pasi dhe kisha komunikuar edhe vazhdimisht me QSHA

K.S/GotaNews


TË NGJASHME