HomePolitikë

Mosrakordimi i shifrave të votave, çfarë thotë shefja e misionit të OSBE-së

Teksa po mban konferencën për shtyp, drejtuesja e misionit të vëzhguesve në Shqipëri, Audrey Glover u pyet nga gazetarët për pasaktësinë në shifra të votave.

Glover tha se po e dëgjonte për herë të parë këtë pretendim dhe se ODIHR ishte duke marrë ende informacione nga vëzhguesit në terren.

Ka më shumë vota në kuti se sa votues në kuti? Në lidhje me numrin e votuesve që raportohen që është më i vogël se sa fletët në kuti, këtë po e dëgjoj tani. Po marrim informacione nga vëzhguesit tanë, dhe shpresoj që autoritetet të marrin masa nëse do të ketë mbushje fiktive të kutive”, tha Glover.


TË NGJASHME