HomeSociale

Moti i keq bllokon disa tragete

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut me erë të fortë ka bërë që trageti i linjës Brindisi-Vlorë të mos niset nga bregu i Italisë. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, deti ka qënë me fuqi deri në 8 ball në det të hapur.

Por situata më e përkeqësuar është në Brindisi ku era të fuqishme e bëjnë të pa mundur lëvizjen ne det të mjeteve detare. Sipas parashikimeve, trageti parashikohet të niset sot në mbrëmje për të mbërritur në orët e para të ditës në portin e Vlorës.

Për shkak të motit të keq dy tragetet e linjës Bari- Durrës nuk kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Sipas kapitenit të portit Taulant Allka, dy tragetet janë nisur rreth orës 05.30 të ditës së sotme, vetëm pas ndryshimit të erës. Ato pritet të mbërrijnë rreth orës 14.00.

Ndërkohë tragetet nga Durrësi janë nisur në kohë natën e kaluar dhe kanë mbërritur në Bari.


TË NGJASHME