HomeSociale

Moti i keq, ja akset problematike

Pas pushimitreshjeve dhe përmirësimittemperaturave, situata në rrugët e vendit ka nisur të përmirësohet dhe shumë akse kalohen pa problem.

Ndërkohë, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, vetë ARRSH-ja ka treguar me
të gjitha akset, nga veri në jug, ndërsa apelon që të përdoren zinxhirët nga drejtuesit e mjeteve.

Situata në akset kombëtare të vendit:

Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draje Rec

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi- Qafë Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Ura Cerenecit-Steblevë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal. Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë: Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në:

Korçë Boboshticë.

Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.”, njofton ARRSH.


TË NGJASHME