HomeLajmi i Fundit

Moti i keq mbyll hekurudhat mes Francës dhe Italisë

Një stuhi e fuqishme ka dëmtuar linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë mes Francës dhe Italisë, duke shkaktuar një baltë të madhe që ka bllokuar binarët.

Për javë të tëra linja mes Saint-Jean de Maurienne e Modane – ka njoftuar kompaninë franceze SNCF- do të qëndrojë e mbyllur.

Bëhet fjalë për trena me shpejtësi të lartë- 3 në ditë- që lëvizin mes Parisit dhe Milanos, si dhe trena të shumtë që transportojnë mallra mes dy vendeve.

Treni i fundit që duhet të hynte në Francë u kthye në Milano. Pasagjerët e një rajoni me drejtim nga Chambery, kanë marrë një autobus për të arritur në destinacion.