HomeSociale

Moti i keq shkakton vonesa në Portin e Durrësit

Moti i keq dhe era e fortë ka sjellë vonesa në Portin e Durrësit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit janë nisur tragetet e linjës Durrës–Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek. Ndërsa dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Vonesa pati edhe trageti “AF Claudia”, i cili u nis pas katër orësh drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.


K.S/GotaNews


TË NGJASHME