HomeSociale

Moti i keq, situata problematike në disa nga qytetet kryesore

Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme sot në shumë qytete.

Tirana është paralizuar pothuajse e gjitha paraditen e sotme. Rrugët kryesore të kryeqytetit vijojnë të bllokuara nga trafiku, ndërkohë që drejtuesve të mjeteve u është dashur të presin më shumë se një orë në radhë për të përshkruar distanca të vogla.

Trafiku i rënduar nuk është i pazakontë në Tiranë, por situata e sotme paraqitet edhe më vështirë se zakonisht.

Akset më problematike paraqiten nga ‘Harry Fultz’ deri te 21 Dhjetori, nga ‘Zogu i Zi’ deri te Dogana, ish-Blloku, Rruga e Dibrës, Piramida, nga Xhamlliku deri te kryqëzimi i Unazës. Edhe në akse të tjera kryesore trafiku paraqitet po kaq problematik.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë me dhjetëra foto nga qytetarët, që tregojnë trafikun e rënduar.

Ngushtimet dhe punimet në rrugë apo reshjet e shiut janë disa nga faktorët që ndikojnë në paralizimin e qarkullimit në kryeqytet.

Nga informacioni i marrë nga përgjegjësat e emergjencave civile në qytetin Gjirokastër nuk paraqiten probleme. Mjetet dhe forcat e të gjithë agjencive në terren.

Përroi i Çullos ka sjellë inerte në rrugë. Kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi. Po punohet me 1 skrap.

Në Nj.Ad.Cepo, Lunxhëri, Picar dhe Antigone nuk raportohen probleme.

Në Nj.Ad.Lazarat po punohet për mbajtjen nën kontroll të përroit të Sopotit, nga prurjet dhe inertet. Janë duke shkuar 2 mjete dhe forca.
Në Nj.Ad.Odrie, rrugët të kalueshme, po punohet për pastrimin e kanaleve anësore.

Bashkia Dropull: Nuk raportohen probleme.

Ndërkohë në bashkitë Përmet dhe Këlcyrë situata deri në orën 08.30 ishte e qetë.

Në territorin e të dy bashkive kanë vazhduar dhe vazhdojnë të bien reshje me intensitet mesatar. Lumi Vjosa nuk ka prurje, është në nivelin 0.5 m.

Nuk ka asnjë problem në infrastrukturë. Gjendja është normale. Për sa i përket energjisë elektrike në njësinë administrative Ballaban bashkia Këlcyrë 6 familje në fshatin Kondas nuk kane energji elektrike. Janë njoftuar grupet e punës së OSHEE për riparimin e tyre.

Nga informacionet e mara nga të dyja Bashkitë Tepelenë dhe Memaliaj në lidhje me situatën e deritanishme si rezultat i reshjeve të rëna në 24 orët e fundit situata është si më poshtë.

Rrugë të bllokuara deri tani nuk ka, si dhe nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë zonë.
Përmbytje nga reshjet nuk ka.

Mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat.

Bashkia Libohovë: Nuk raportohen probleme.

Nga komunikimi me Zyrën Vendore Arsimore në Durrës rezulton se të gjitha shkollat janë funksionale dhe po zhvillohen normalisht procesi mësimor. Probleme ka pasur vetëm në ambientet e jashtme dhe nëpër rrugë.

Edhe ne Fier ka patur reshje te dendura shiu në orët e para të ditës. Reshjet janë rikthyer sërish me erë të fortë duke shkaktuar çrregullime në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin rrugor.

Deri tani nuk ka rrezik për përmbytje të qytetit nga lumi Gjanica pas pastrimit dhe sistemimit të shtratit të tij. Edhe dy lumenjtë Vjosa dhe Semani nuk kanë rrezik përmbytjeje.


TË NGJASHME