HomeSociale

Moti sjell surpriza, shtrëngata shiu dhe reshje dëbore

Shtim i intensitetit të reshjeve të shiut si dhe reshje dëbore priten sot në disa qarqe të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet nesër në shumicën e qarqeve do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe, ndërsa në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Të premten dëbora zbardhi Kukësin, ndërsa Thethi është bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.


TË NGJASHME