HomeLajmi i Fundit

Motoçikleta përplaset me “Benzin”, plagosen drejtuesit e mjeteve

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Benz, duke lënë pas dy të plagosur, përkatësisht drejtuesin e mjetit të vogël dhe shoferin e makinës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Elbasan- Shushicë, në fshatin Byshek.

Të plagosurit sipas policisë kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën rurale Elbasan- Shushicë, në fshtin Byshek, drejtuesi D.P., 21 vjeç,  banues në fshatin Shushicë , duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës,  dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.