HomeShowbiz

Motra e Vesa Lumës feston ditëlindjen, këngëtarja zbulon për çfarë e ‘mërzit’ ajo më tepër

Motra e Vesa Lumës, Dea, feston ditëlindjen ditën e sotme dhe këngëtarja shqiptare ka vendosur ta urojë atë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. Ajo i ka dedikuar asaj disa fjalë të bukura dhe me kuptim, duke zbuluar se edhe Vesa me Dean kanë të njëjtin problem si të gjitha motrat. “Uroj që vitin që vjen të mos mi marrësh rrobat, t’i fshehësh në valixhe dhe unë të ti shoh veshur në foto. Të dua deri në hënë dhe mbrapsht, vazhdo shkëlqe ylli im”, ka shkruar Vesa në foton ku Dea shfaqet me veshje tradicionale. Këngëtarja shqiptare publikon shpeshherë foto nga momentet që kalon me familjen e saj, megjithatë ky dedikim ishte shumë i ëmbël dhe i sinqertë.


TË NGJASHME