HomeLajmi i Fundit

Motra shkon për të lindur në maternitet, burri i saj kthehet dhe kap kunatën 11-vjeçare

perdhunim

“Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi”. Me të emën që i mbante duart për ta inkurajuar, një 11 vjeçare me banim në Tiranë denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.

Burimet e prokurorisë së Tiranës tregojnë se shtetasi me inicialet K.Z është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet, pasi e ëma ishte e divorcuar. Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11 vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen. “Mami më ka kapur burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje” është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë.