HomeShowbiz

Motrat ‘SinDolls’ synojnë fitoren në “The Voice of Italy”

Fenomeni “SinDolls”, motrat Ina dhe Serena të cilat janë komentuar për performancën e tyre në “The Voice of Italy”, ishin sot për herë të parë në një intervistë për ‘Klubin e Mëngjesit’.

Të pyetura se pse zgjodhën këngën ‘Shumë Pis’ te Era Istrefit, motrat binjake nga Tirana u shprehën se dëshironin të këndonin shqip. “Donim një këngë shqip për ta bërë më të njohur muzikën shqiptare në Itali, por edhe për faktin që Era Istrefi është tashmë një yll ndërkombëtar.

Të pyetura nëse do donin të ecnin në rrugën e Elhaida Danit, e cila vite më parë u shpall edhe si fituese e “The Voice of Italy”, këngëtaret thanë se e synonin patjetër këtë gjë. “Elhaida u prezantua me një tjetër stil dhe ishte më profesioniste, por padyshim që dhe ne e synojmë fitoren në “The Voice”, edhe pse lëvrojmë një tjetër stil”.

Mesa duket repi është zhanëri i tyre i preferuar dhe deri tani u ka rezultuar i sukseshëm. Vajzat kanë premtuar gjithashtu se kanë dëshirë të eksperimentojnë me muzikën shqip, edhe në fazat e tjera të “The Voice”.


TË NGJASHME