HomeSport

Mourinho, Allegri, Sarri e Spaleti/ Seria A pritet të jetë ‘zjarr’ sezonin e ardhshëm

Ky sezon në Serinë A mbase nuk ka qenë më i miri i mundshëm, por ky që pason mund të jetë “zjarr” me plot kuptimin e fjalës.

Ndezja e motorëve për shumë ekipe italiane mund të nisë me teknikë të rinj në stol dhe janë pikërisht emrat e këtyre trajnerëve që mund të bëjnë Seria A një kampionat shumë të luftuar.

Kthimi i Allegrit tek Juventus dhe strategu i madh Mourinho tek Roma që sapo është konfirmuar janë vetëm dy prej këtyre emrave.

Lista zgjatet me Mauricio Sarrin që mund të marrë drejtimin e Milanit, ndërsa tek Napoli është lakuar emri i Luçiano Spaletit për stolin e të kaltërve.

Disa prej këtyre emrave janë vetëm zëra për momentin dhe asgjë e konfirmuar me firmë, por afrimi zyrtar i tyre tek klubet respektive do të rriste grintën tek Seria A në sezonin e ardhshëm.

Për të mos përmendur këtu edhe temperamentin e secilit nga specialistët e mësipërm, ku deklaratat e tyre për shtyp gjithmonë tërheqin vëmendjen.


TË NGJASHME