HomeSport

Mourinho komenton “VAR”: Vetëm hajdutët ankohen për teknologjinë

Ironik dhe polemizues, këto janë fjalët që mund të përshkuajnë më së miri Jose Mourinho. Në çdo deklaratë të tij nuk mund të mungojnë kurrë ironitë apo polemikat drejtuar futbollistëve apo trajnerëve të tjerë.

Jose Mourinho-s i mungon futbolli dhe është një nga të papunët e luksit që paguhet më shumë, edhe pas shkarkimit nga Manchester United. Tashmë në rolin e opinionistit sportiv në rrjetin Sky, tekniku portugez doli kundër atyre që kritikojnë sistemin e video-arbitrimit.

I fundit që kritikoi VAR ishte Pep Guardiola, e mesa duket Mourinho e kishte një përgjigje edhe për spanjollin.
“Vetëm hajdutët mund të ankohen për futjen e telekamerave të sigurisë”, tha ai.

Referenca e fortë e teknikut portugez vjen në një kohë që po ngjall gjithmonë e më tepër diskutime, teknologjia në Ligën më të fortë të planeti, në vendin ku u shpik futbolli. Më herët Pep Guardiola protestoi për anulimin e një goli që do t’i jepte fitoren Manchester City-t kundër Tottenham-it, një zgjedhje e arbitrit që më vonë u aprovua në mënyrë unanime.

Premier Liga është kampionati më i pasur në botë, e si të mos mjaftonin akordet e panumërta me sponsorët, edhe në pauzën plot ankth që shoqëron momentet e ndërhyrjes së videoarbitrit, do të futen spote publicitare.


TË NGJASHME