HomeSport

Mourinho: Lojtari më i mirë në botë duhet të jetë fitues

Jose Mourinho, ish-trajneri i Manchester United në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se nëse një lojtar, dëshiron të shpallet më i miri në botë, atëherë, ai do të duhet të zhvillojë një frymë fituese. Në një intervistë për ‘Eleven Sports Portugal’, portugezi u shpreh: “Lojtari më i mirë në botë duhet të jetë fitues .”

“Ai duhet të ketë cilësi dhe talent, por nuk do të vlejë pa tituj”, shtoi Mourinho.

“Nëse Juventusi do të kishte fituar Ligën e Kampionëve atëhere Ronaldo duhej të fitonte ‘Topin e Artë’.  Nëse do ta fitonte Barcelona atëherë çmimi do të ishte për Lionel Messin. Prandaj unë them gjithmonë se duhen fitore të rëndësishme.”

“Ka lojtarë që janë me të vërtetë të veçantë. Ronaldo e ka  në natyrën e tij, në ADN-në e tij. Ambicia, motivimi dhe krenaria personale janë gjërat që nuk i blini dot por janë gjërat me të cilat njerëzit lindin,” shtoi më tej Mourinho.


TË NGJASHME