HomeSport

Mourinho nuk kursehet, ironizon Paul Scholes dhe Gary Neville

Paul Scholes dhe Gary Neville, ishin dy nga kritikët e parë të Jose Mourinhos, gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Manchester United. Jo vetëm kaq, por dy legjendat e klubit anglez, ishin nga të parët që kërkuan edhe shkarkimin e Mourinhos, që kur nisën vështirësitë e para.

Pas shkarkimit të bujshëm në muajin dhjetor, Mourinho nuk i ka kursyer kritikat dhe ironitë për Paul Scoles dhe Gary Neville.

Sipas Mourinhos, të dy ish-lojtarët e kanë provuar edhe vet të jenë trajnerë dhe kanë dështuar në çdo aspekt.

“Është totalisht diçka tjetër, kur je përpara televizorit dhe analizon një ndeshje, duke dhënë opsione sesi të jetë formacioni. Këto vendime, kur je në pankinë, a mund të merren me të njëjtën qetësi, të jesh analist i zoti, të lexosh lojën dhe të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të përballuar presionin?”, pyeti me ironi Mourinho.

“Ata e kanë provuar të jenë trajnerë dhe në më pak se dy muaj u kanë thënë mirupafshim klubeve”, tha Mourinho. Këto fjalë të tij i shkojnë Gary Neville që u shkarkua nga stoli i Valncia në 2016, pas një krize rezultatesh dhe Paul Scholes që nuk mundi të mbijetonte më shumë se një muaj në stolin e Oldham.


TË NGJASHME