HomeSport

Mourinho rikthehet në Itali, merr drejtimin e Romës por jo këtë sezon

I saposhkarkuar nga Tottenham, Jose Mourinho ka gjetur një ekip të ri, Romën.

Portugezi do të marrë drejtimin e skuadrës italiane që nga sezoni tjetër dhe lajmi është bërë I ditur vetëm ditën e sotme.

Marrja e drejtimit të Romës e kthen “Special One” edhe njëherë në Itali ku ka drejtuar me sukses Interin.

Të lumtur për këtë vendim janë shfaqur edhe dy presidentët e Romës, të cilët janë shprehur se emri i Jose Mourinho i ngazëllen.

Presidentët Dan dhe Ryan Friedkin kanë deklaruar:

“Jemi të kënaqur dhe të ngazëllyer që mirëpresim Mourinhon në familjen e Romës.

Jose është një kampion i cili ka fituar trofe në çdo nivel dhe do të garantojë udhëheqje dhe përvojë të jashtëzakonshme për projektin tonë ambicioz.

Angazhimi i Mourinho është një hap i madh për ndërtimin e një mentaliteti fitues, solid dhe të qëndrueshëm tek Roma.”

Ndërkohë nga ana tjetër edhe tekniku portugez është shprehur mjaft i kënaqur që është thirrur të bëhet pjesë e Romës.


TË NGJASHME