HomeSport

Mourinho sherr me lojtarët e Manchester City-it, plagoset asistenti i Guardiolës!

Derbi i Manchesterit përfundoi jo thjeshtë me ftoren e City 2-1, por me një përplasje fzike në dhomat e zhveshjes së “Old Trafford.” Mediat britanike raportojnë se iniciatori i sherrit që përfshiu rreth 20 vetë ishte Jose Mourinho.
Portugezi nuk ka pëlqyer mënyrën e festimit të futbollistëve të City për fitoren, dhe ka shkuar në dhomën e zhveshjes duke kërkuar të ulin volumin e muzikës, të mos festojnë dhe të tregojnë më shumë respekt për skuadrën që humbi. Ofendime dhe të bërtitura e më pas janë parë edhe shishe që fluturonin.
Asistenti i Guardiolas, Mikel Arteta ka pësuar një të çarë në fytyrë. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe stewardve për të qetësuar palët.
Kjo nuk është hera e parë që ndeshjes mes skuadrave të drejtuara nga Mourinho dhe Guardiola përfundojn me sherr.
Në superkupën e Spanjës, Mourinho u pa t’i fuste gishtin në sy zëvendës trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.


TË NGJASHME