HomeLajme

Mozaiku i gjakovarit për Trump, ja kush shkruan për të

Artisti kosovar nga Gjakova, Alkent Pozhegu është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.

Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Për këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.
“Artisti Alkent Pozhegu në punë e sipër me përpjekjen e tij për të thyer rekordin botëror për mozaikun më të madh të grurit me një portret të Donald Trump”, shkruan Guardian.

Trump Mozaiku

Edhe agjencia e lajmeve AFP shkruan për Pozhegun.
“Më shumë se jeta. Artisti nga Kosova Alkent Pozhegu përpiqet të vendosë një rekord botëror të Guinness duke krijuar mozaikun më të madh të grurit duke përdorur një imazh të @realDonaldTrump në qytetin e Gjakovës”, shkruan AFP.

View image on Twitter

TË NGJASHME