Mozzik bën blerjet e para për foshnjën, e fillon nga “Gucci”

Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Tashmë Loredana është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe çifti kanë filluar blerjet për foshnjën.
Ishte Mozzik ai i cili së fundi ka publikuar një imazh me të cilin tregon se ka blerë një xhaketë të markës “Gucci”, për foshnjën e tij.
Kujtojmë që Mozzik gjatë këtij viti nuk ka qenë aktiv me koncerte, por nga janari i vitit të ardhshëm ka njoftuar se do të rikthehet fuqishëm në skenë.