HomeShowbiz

Mozzik foli për arsyen e ndarjes, Loredana i përgjigjet publikisht: Jam lodhur duke…

Kënga e Mozzik “Të Dua” e publikuar para disa orësh ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendje ndarjen e tij nga Loredana. Megjithëse kënga i kushtohet vajzës Hana, ndër rreshta Mozzik përmend edhe ndarjen.

“Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, shprehet Mozzik.

Ndërkohë që kënga e ndjeshme bëri xhiron e rrjetit, nuk ka munguar as përgjigja e Loredanës përmes disa postimeve.

Fillimisht ajo ka publikuar në Instastory një fragment të këngës “Emotionally Scarred” ku thuhet:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata. Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”

Po ashtu artistja hapi menjëherë rubrikën “Ask me question”, ku fansat e pyetën nëse e ka tradhtuar ndonjëherë Mozzikun dhe ajo u përgjigj: “JO”.

“A e lejon Mozzikun të takojë Hanën?”, e pyet një tjetër dhe Loredana përgjigjet: Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna.


TË NGJASHME