HomeShowbiz

Mozzik i shpall sfidë në muzikë Loredanës?!

Dy ditë më parë Loredana pranoi publikisht ndarjen nga Mozzik.

Nëpërmjet një deklarate të gjatë ajo pranoi se tashmë është një nënë e vetme, por kjo nuk do e ndalojë t’i përkushtohet muzikës.

“Për të gjithë fansat e mi, siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsyeja është ajo që shumë prej jush keni menduar. Kemi vendosur të marrim pak pushim si në çështjet profesionale ashtu dhe në ato private… Midis të dyve vendosëm që turin Bonnie & Clyde ta realizoj vetëm. Na duhet kjo distancë që të gjejmë veten e ndoshta në një të ardhme të gjejmë njëri-tjetrin sërish. Këtej e tutje do të jem një nënë beqare dhe do të punoj akoma edhe më shumë. Të gjithë artistët që thonë se ‘live është tepër e lodhshme’, jam e sigurt që nuk ju duhet të ndrroni pelena para performancës. Ju premtoj se do të bëj më të mirën time. Gjithçka që më duhet është Hana dhe ju! Ju falenderoj për mbështetjen! Turneu do të jetë çmenduri! E futar speciale, Hana.”- shkruante Loredana në postimin e saj.

Por duket se pas ndarjes, edhe Mozzik paska plane të mëdha për karrierën e tij.

Duke lënë pas të gjitha problemet ai ka menduar të përqëndrohet 100% në muzikë.

“Ju se dini akoma çfarë kënge kam përgatitur, prapë, më mirë që nuk e dini”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij të fundit në Instastory.


TË NGJASHME