HomeShowbiz

Mozzik prezanton makinën e tij të re dhe luksoze

Reperi i njohur Mozzik ka qenë mjaft aktiv këtë vit, sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Megjithëse ka munguar me pjesëmarrjen në koncerte, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt së bashku me vëllanë e tij, Getinjon, do t’i rikthehen edhe mbrëmjeve muzikore.

Ndërkohë, Mozzik vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Shpesh, ai preferon të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, duke i informuar për më të rejat e tij.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se është bërë me makinë të re,  një ‘Range Rover’.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto, ku shfaqet pranë makinës së re, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotos: “Mirësevjen në familje ‘baby’ im i ri”.


TË NGJASHME