HomeShowbiz

Mozzik shfaqet i mbuluar në gják: Ju tregoj kujt i them “Të dua”

Ditën e djeshme mësuam se Loredana dhe Mozzik gjendeshin të dy në Zvicër, por nuk kemi informacion nëse ishin bashkë apo thjesht reperi kishte shkuar për të takuar si zakonisht vajzën e tij, Hanën. Megjithatë, të gjitha lëvizjet dhe veprimet e tyre një mujorin e fundit kanë lëshuar sinjale se Mozi dhe Lori mund të jenë drejt një rikthimi si çift.

Dhe për ta bërë këtë panoramë më të plotë mjafton postimi i fundit i Mozzik! Reperi shfaqet i mbuluar në gják, i rrethuar nga trëndafila të kuq dhe njofton se mesnatën e sotme do të na tregojë se kujt i thotë “Të dua” përmes këngës së re, e cila mban të njëjtin titull.

Gjáku si simbolizues i sakrificës dhe trëndafilat e kuq të dashurisë, ndoshta Mozzik do të na rrëfejë se kanë marrë fund vuajtet dhe tashmë dashuria ka lulëzuar. Por a është Loredana dashuria e tij edhe këtë herë?! Le të presim orën 23:59 për ta mësuar./ Përgatiti: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME