HomeShowbiz

Mposhti koronavirusin, Pink dhuron 1 milion dollarë për ndihma

Rreth dy javë më parë, këngëtarja e njohur Pink, nëpërmjet një postimi në instagram tregoi se ajo dhe djali i saj 3-vjeçar ishin prekur nga koronavirusi. Të dy kishin shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pas tësteve të kryera, kishin rezultuar pozitivë. Menjëhëerë pas kësaj të dy janë vetëizoluar.

Megjithatë, në testet e kryera sërish të dy dhe këngëtarja dhe djali kanë rezultuar negativë, duke sinjalizuar se e kanë mposhtur virusin vdekjeprurës. Menjëherë pas këtij lajmi, këngëtarja tregoi se ka vendosur të dhurojë 1 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit.

Pink njoftoi se shuma prej 1 milion dollarësh, do të ndahet në 2 pjesë. 500.000 dollarë do të shkojnë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysma tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles.


TË NGJASHME