HomeLajmi i Fundit

Mrekulli në Durrës, shpëtohet 17-vjeçari i bllokuar në vilën e familjes Lala

Ramë Lala, djali 17-vjecar i cili mbeti i bllokuar në vilën e shëmbur në zonën e Kënetës në Durrës, është shpëtuar pas tentativave disa orësh të forcave xheniere.

Ramë Lala është nxjerrë nga rrënojat e banesës. Ai më herët kishte kërkuar ndihmë edhe për familjarët e tij, por pas rrëzimit të godinës, ai ka mbetur nën rrënoja sëbashku me disa nga familjarët e tij.

Gjendja shëndetësore e djalit raportohet të jetë e mirë dhe e qëndrueshme.  Ai është transportuar në spital. Mësohet se i riu ka pyetur për të ëmën teksa është marrë me barelë dhe ka pyetur për të ëmën. “Ku është mami”, mësohet se ka thënë ai.