HomeShowbiz

‘Mu mbushën sytë me lot’, blogerja shqiptare bën ëndrrën realitet

Blogerja shqiptare, Armina Mevlani ndodhet prej disa ditësh në Kanë, ku po shikon nga afër çdo aktivitet nga Festivali i Filmit dhe ka shkëlqyer me pamjen e saj në tapetin e kuq.

Përmes një statusi në facebook, bloegrja ka shkruar se ka bërë realitet një ëndërr që në fëmijëri.

‘Në moshën 19-vjeçare kur mora shpërblimin e parë në punë, gjëja e parë që bleva ishte një palë këpucë Vivienne Westwood, aq shumë e adhuroja. Sot në tapetin e kuq vetë Vieviene Westwood më dhuroi këtë fustan të mrekullueshëm për të parakaluar në premierën e filmit ‘Once upon a time in Hollywood’.

Kur ky fustan mu dërgua në Tiranë mu mbushën sytë me lot, sepse nuk e kisha menduar kurrë që një ëndërr e tillë do të bëhej realitet.’, ka shkruar Armina.


TË NGJASHME