HomeKulturë

Muç Nano tregon elitat perverse të Tiranës

Analisti Mustafa Nano, po shfaq këto ditë në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli stand up komedinë e tij të dytë. Tema këtë herë është seksi. Nano pëlqen të kap tema provokative dhe këtë herë ka vendosur të flasë për çdo gjë që lidhet me seksin.

Në një nga momentet ai përmend sërish prezantuesen Ilda Bejleri, por më shumë si një autoironi ndaj debatit. Ndërsa salla qesh shumë me historinë e qenit dhe telefonuesit tek emisioni i mëngjesit, një nga më të famshmit ai me prezantuesin Bashkim Hoxha. Kur flet për zoofilinë ai thotë se pa dashje edhe Bashkimi provokoi një batutë që ka bërë xhiron e rrjetit. Një telefonues i thotë se ka problem qentë, por Bashkimi i përgjigjet se ata janë të sterilizuar. Telefonuesi nga ana tjetër i thotë me humor dhe nervozizëm që moderatori nuk po ia kuptonte hallin.

Në stand up komedinë e tij përmendi edhe çizmet e Monika Kryemadhit apo emrin e Gramoz Ruçit si antidodin/tiranapost.al


TË NGJASHME