HomeShowbiz

Multimilioneri 52 vjeçar në pritje të fëmijës, poston foto me partneren 27 vite më të re

Gianluca Vacchi, është një multimiliarder Italian, i cili së shpejt do të bëhet baba me partneren 27 vite më të re, Sharon Fonseca. 52-vjecari duket më i lumtur se kurrë dhe këtë e dëshmon qartë në çdo postim të tij në rrjetin social Instagram.

Pavarësisht diferencës së madhe mes çiftit, ata po e shijojnë në maksimum dashurinë dhe pritjen e ëmbël të bebes.

Ata na dëshmuan edhe një herë se mosha nuk është problem, për të pasur një marrëdhënie të lumtur.

Multimiliarderi Gianluca ka publikuar edhe pamjet e rralla, ku shihet duke puthur barkun e rrumbullakosur të 25-vjeçares.


TË NGJASHME