HomeSociale

Multimilionerja Kylie Jenner merr fronin edhe në Instagram!

Kylie Jenner bëhet femra e parë në botë me 300 milionë followers në Instagram!

Multimilionerja Kylie Jenner ka hedhur nga froni këngëtaret Ariana Grande dhe Selena Gomez sa i takon numrit të ndjekësve në rrjetin social Instagram.

E vogla nga familja Kardashians është femra e parë në botë që arrin 300 milionë follwers në Instagram, ndërsa ndjek Cristiano Ronaldon, i cili ka më shumë se 388 milionë ndjekës në këtë platformë.

Kylie është e njohur për kompaninë e saj të make up-it, ndërsa sëfundmi ka qenë pak aktive në profilin e saj ndoshta edhe për shkak të shtatëzanisë, prapë ajo është femra më e ndjekur në rrjetet sociale./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME